E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio i kthehet fitoreve, Bari barazon ndaj Parmës

Lazio i është rikthyer fitoreve pas një kohe të gjatë, duke mposhtur në transfertë Cagliarin me rezultat 2-0, kurse nga ana tjetër Parma u ndal në fushë të Barit me rezultat të barabartë 1-1. Lazio nisi mirë takimin, kur Tomasso Rochi shënoi për epërsinë e parë (4'), me anë të asistimit të Maurit.
Lazio kreu punën në pjesën e parë, kur Sergio Floccari shënoi për 2-0 dhe fundosjen e ishullorëve (37'). Nga ana tjetër, Bari mezi arriti të nxjerrë një barazim 1-1 ndaj Parmës në San Nicola. Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Parma që shënuan me anë të golit të Zenonit me asistim të Hernan Crespos (36'). Bari u mbrojt mirë, dhe bëri presion, që iu shpagua në minutat e fundit të takimit, kur Andrea Masiello shënoi për 1-1 (85') dhe siguroi një pikë të artë të Barit. Lazio përkohësisht është jashtë zonës së rrezikshme, kurse Parma dhe Bari mbeten në pozitat 12 respektivisht 11.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›