E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Jo ndryshim të traktatit të paqes me Egjiptin

Izraeli nuk do të pranojë ndryshimin e traktatit të paqes të vitit 1979 me Egjiptin. Deklarata është bërë nga Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman i cili ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të pranojë një ndryshim të tillë.

Ndërkohë pas përmbysjes së regjimit të Hosni Mubarakut, shumë politikanë egjiptianë, përfshirë presidentin Muhamed Morsi dhe lëvizjen Vëllazëria Myslimane, kanë bërë thirrje për ndryshime për ligjin I cili kufizon trupat egjiptianë në Gadishullin Sinai.

Ndërsa udhëheqësit egjiptianë thonë se rajoni po bëhet gjithnjë e më i trazuar dhe se kufizimet paraqesin shkelje të papranueshme të sovranitetit të Egjiptit.

Tre persona të armatosur dhe një ushtar izraelit u vranë në një incident përgjatë kufirit më 21 shtator.

Një grup xhihadist i quajtur Ansar el-Bejt Maqdes mori përgjegjësinë për incidentin, për të cilin tha se ka qenë kundërpërgjigje ndaj filmit që tall Profetin Muhamed.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›