Bangladesh, grevë e përgjithshme kundër filmit anti-islamik
Një grevë e përgjithshme në Bangladesh ka bërë që të mbyllen shumica e shkollave dhe bizneseve. Greva ka nisur në shenjë proteste ndaj filmit që tall Profetin Muhamed.
Siguria në kryeqytetin, Daka, është forcuar, pas përleshjeve që ndodhën diten e shtunë mes demonstruesve dhe policëve, ku dhjetëra njerëz u plagosën dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan.
Disa automjeteve iu vu zjarri, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Filmi “Pafajësia e myslimanëve”, është bërë privatisht në Shtetet e Bashkuara dhe ka shkaktuar protesta të dhunshme në botën myslimane.