Obama,zgjedh Leon Panetën shef të CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama ka zgjedhur 70-vjeçarin Leon Paneta për postin e Shefit të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, të njohur ndryshe si CIA. Paneta është një personazh i njohur në botën politike amerikane, si ish-kongresmen dhe ish-shef i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së presidentit Bill Clinton. Por, konsiderohet një njohës jo i mirë i ccështjeve të sigurisë dhe ka pak eksperiencë në këtë fushë. Zgjedhja, duket se ka ndarë edhe kampin democrat. Një pjesë e të cilëve shtrojnë pyetjen se përse Barak Obama, zgjodhi një person pa shumë njohuri në fushën e sigurisë për ta vendosur në krye të CIA në momentet kur mbi Agjencinë rëndojnë një sërë kritikash. Mediat amerikane shkojnë edhe më tej. Ata shkruajnë se zgjedhja e Panestës në krye të CIA-s, do të shtojë edhe më tepër polemikat për keq-menaxhimin e agjencisë të akuzuar gjatë Presidencës Bush për metodat e përdorura gjatë hetimeve. Zgjedhja e kreut të CIA, plotëson një nga postet e fundit të lartë për t'u përcaktuar nga Obama, i cili për shumë kohë ka qenë një nga kritikuesit më të mëdhej të Agjencisë së Inteligjencës. Duke mbrojtur zgjedhjen e Barak Obamës, zyrtarë të Partisë Demokratike thanë se Paneta u përzgjodh për shkak të aftësive të tij menaxheriale, qëndrimit bipartizan dhe eksperiencës në politikën e jashtme e atë buxhetore të fituar në administratën Klinton. Lideri democrat i Senatit tha se ai është një 'nga zyrtarët më finë' me të cilët ka pasur rastin të bashkëpunojë që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë. Një tjetër mbështetës i zgjedhjes së Barak Obamës, ish-shefi i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe kreu Grupit për Studimin e Irakut, Lee Hamilton tha se ai do të sjellë erë ndryshe në CIA. "ËShtë e vërtetë që Ai ska përvojë në ccështjet e sigurisë. Por ai ka patur bashkëpunim me Inteligjencën', tha Hamilton. Vetë 70 vjeçari i zgjedhur për të drejtuar CIA është një nga kritikuesit më të fortë të Agjencisë së Inteligjencës