Jeremiç:Sebia,nuk do ndarje të Kosovës

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç deklaroi se në qeverinë e Serbisë nuk ekziston ideja e ndarjes së Kosovës. Ai mohoi se plani gjashtë pikësh i Beogradit është një hyrje drejt ndarjes. "Po punojmë në krijimin e rrethanave për hapjen e bisedimeve. Për përmbajtjen do të flasim kur të arrihet deri të bisedimet" ka thënë Jeremiç për mediat serbe. I pyetur nëse ekziston ideja e ndarjes së Kosovës, ai tha se në kuadër të qeverisë së Serbisë nuk ekziston