Izraeli: Paqja me Egjiptin duhet të ruhet
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka deklaruar se marrëveshja paqësore prej tre dekadash me Egjiptin, duhet të ruhet, pavarësisht kaosit dhe mungesës së rendit në këtë vend.
Në deklaratën e tij të parë publike për trazirat në Egjipt, ai theksoi se “objektivi është të sigurohet” mbrojtja e lidhjeve paqësore ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, që është shumë e rëndësishme për stabilitetin gjeopolitik në Lindjen e Mesme.