Egjipt, vendoset të mbyllet televizioni Al Jazeera
Autoritet egjiptiane kanë vendosur të mbyllin transmetimin e televizionit Al Jazeera. Kjo bëhet pasi televizioni arab ka transmetuar informacione lidhur me protestat duke qenë gjithnjë kritik ndaj qeverisjes aktuale. " Al Jazeera e konsideron këtë si një akt shtypjeje dhe presion ndaj lirisë së medias dhe raportimit të gazetarëve" ka thënë autorritet e televizionit. Sipas tyre në këtë kohë trazirash në Egjipt është nevojshme që të dëgjohen të gjitha zërat pro apo kundër, dhe kjo çensurë nga qeveria egjiptiane kërkon heshtjen të popullit të saj.
Transmetimi i Al Jazeeras në arabisht u mbyll pasditen e së dielës, ndërsa seksioni në anglisht është ende në transmetimim. Ministria e informacionit të në Egjipt deklaroi se po shqyrtonte heqjen e licensës së televizionit dhe akreditimin e reporterëve të kësaj media. Por televizioni Al Jazeera ka pohuar se do të vazhdojë të raportojë për protestat në Egjipt pavarsisht pengesave.
Ndërkohë që demostruesit egjiptianë kanë kaluar natën jashtë, duke shkelur sërish urdhrin për ndalim qarkullimi. Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë në shesh derisa të kenë përmbysur regjimin e Hosni Mubarak.
Gjendja është paraqitur kaotike edhe në burgje, ku të shumë burgosur kanë mbetur të vdekur për shkak të përleshjeve, ndërsa policët janë larguar nge vendi i tyre i punës.
Më tej opozita i ka bërë thirrje popullit për një protestë masive ditën e martë ku sipas tyre në shesh do të dalin rreth 1 milionë persona.