E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës.
 

Fituese e këtyre zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës e cila do të ketë 34 deputetë në Parlamentin 120 vendesh. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 deputetë, lëvizja Vetëvendosje me 14, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 12 dhe Aleanca Kosova e Re me 8 deputetë.
 

Ndërkaq, pjesa tjetër prej 25 deputetësh, është ndarë nga partitë politike nga radhët e komuniteteve pakicë.
Publikimi i rezultateve përfundimtare, ka hapur mundësinë e certifikimit të tyre që do të ndodhë pas shqyrtimit të ankesave të mundshme të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
 

Sipas, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 45.29 për qind e votuesve të regjistruar morën pjesë ne votime, zvarritja e të cilave për shkak të parregullsive të shfaqura, zvarriti edhe procesin e themelimit te institucioneve të reja të Kosovës, procesi për ngritjen e të cilave pritet të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›