SHBA po intensifikojne thirrjet per ndryshime ne Egjipt

Shtetet e Bashkuara po intensifikojne thirrjet per ndryshime ne Egjipt pas rreth nje jave demonstratash masive kaosi dhe dhune qe ka perfshire nje nga aleatet me te ngushte te Shteteve te Bashkuara ne boten arabe. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Majkell Bouman na sjell hollesi.
Per dite me radhe zyrtaret amerikane kane ritheksuar politiken e Shteteve te Bashkuara per reforma politike ne Egjipt. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e shprehu edhe nje here ate por me drejtperdrejt.
Ne duam te shikojne kalimin ne demokraci. Ne duam te shikojme marrjen e atyre masave qe do ta sillnin kete.
Sekretarja Klinton foli ne programin e kanalit televiziv Fox Fox News Sunday. Ajo nuk beri thirrje per doreheqjen e Presidentit Hosni Mubarak por duket se sugjeroi se struktura e tanishme politike dhe ekonomike e Egjiptit nuk eshte rezultative.
Stabiliteti i vertete mbeshtetet ne demokraci pjesemarrje dhe mundesi ekonomike. Dhe e gjithe kjo ka te beje pikerisht me kalimin nga stadi i tanishem i popullit egjiptian tek ai ku ai desheron dhe meriton te jete.
Me intensifikimin e thirrjeve per ndryshime sekretarja Klinton paralajmeroi perseri kunder anarkise dhe radikalizmit.
Mendoj se askush nuk do te shikoje instabilitet kaos dhe shtimin e dhunes. Po ashtu ne nuk duam te shikojme marrjen e pushtetit nga elemente qe nuk do ta conin vendin drejt demokracise por ne nje rregjim shtypes qe do tu jepte fund aspiratave te popullit egjiptian.
Nderkaq ambasadori i Egjiptit ne Uashington Sameh Shukri pranoi se vendi i tij eshte duke kaluar kohe te veshtira sic u shpreh ai ne programin e kalanit televiziv amerikan ABC This Week. Ai theksoi se Egjipti kishte hyre ne rrugen e reformave para se te fillonin protestat.
Lira e shprehjes ka qene e garantuar. Egjipti ka qene ne rrugen drejt reformave ekonomike politike dhe demokratike gjate me shume se 20 vjetesh dhe ka shenuar suksese te medha ne ate drejtim.
Analistet thone se gjendja shperthyese dhe e paparashikuar ne Egjipt perben sfida reale per diplomacine amerikane. Reva Balla eshte analiste ne firmen Stratfor ne Shtetet e Bashkura qe merret me analiza gjeopolitike.
Shtetet e Bashkuara duhet te luajne nje loje politike shume kujdeseshme ketu. Vecanerisht kjo administrate eshte shume e preokupuar rreth imazhit te Shteteve te Bashkuara ne rajon.
Balla thote se zyrtaret e Shteteve te Bashkuara po beje presion per ndryshime ne Egjipt dhe ne te njejten kohe shpresojne per nje rezultat qe nuk do ta destabilizonte Egjiptin apo Lindjen e Mesme ne teresi. Ajo thote se ushtria egjiptiane do te ushtroje me shume kontroll dhe influence ne ditet e ardheshme dhe mendon se ditet e Hosni Mubarakut si president mund te jene te numeruara.
Emri i Mubarakut eshte tani justifikimi jo vetem per aleatet e Egjiptit por edhe vete ushtrine. Mendoj se eshte bere shume e qarte se opozita kunder Mubarakut eshte thelbi i ketyre demonstratave. Ushtria po i jep Mubarakut kohen qe i duhet per te negociuar largimin nga pushteti. Nuk mendoj se qendrimi i tij ne pushtet eshte nje opcion i themelte.
Shtetet e Bashkuara po u bejne thirrje shtetasve amerikane te largohen nga Egjipti dhe shume vende u rekomandojne qytetareve te tyre qe te mos udhetojne ne Egjipt nderkohe qe ligji ne vend po bie gjithnje e me teper.