E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Dialogu s`ka lidhje me njohjen e Kosovës

Sot në rifillimin bisedimeve mes Serbisë de Kosovës, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, theksoi për mediat serbe se bisedimet teknike me Prishtinën nuk duhet të nënkuptojnë asnjë lloj njohje të Kosovës.

Presidenti serb theksoi se në Bruksel po zhvillohen bisedimet të cilat mund ta vënë në pikëpyetje pozitën e Serbisë, prandaj sipas tij, po bëhet kujdes gjatë bisedimeve.

Serbia do të vazhdojë me nismat e saj për të zgjidhur problemin e Kosovës, sepse ky është burim potencial i destabilitetit në Serbi, rajon dhe Evropë, u shpreh Tadiç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›