E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pluhuri i Saharasë mbulon Athinën

Athinë -Kryeqyteti grek Athina është mbuluar sot nga pluhuri i shkretëtirës së Saharasë, teksa pritet që kjo dukuri të mbetet deri në fundjavë, njoftoi media greke. Ekspertët konsiderojnë se pluhuri i shkretëtirës ka ardhur për shkak të erërave jugore, me shpejtësi të jashtëzakonshme për sezonin si edhe për shkak të temperaturave të ulëta në shkretëtirën e Saharasë. ''Zakonisht kjo dukuri paraqitet gjatë pranverës dhe në masë më të vogël në vjeshtë'', thonë sinoptikanët grekë. Ata paralajmërojnë vështirësi në uljen dhe ngritjen e avionëve si rezultat i shikueshmërisë së ulët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›