E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dëbon përfaqësuesit holandezë nga qendra mbështetëse për Gazën pas sanksioneve tregtare të Hagës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, njoftoi zyrtarisht dëbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe teknikë të Holandës nga Qendra Ndërkombëtare e Mbështetjes për Gazën (ish-CMCC) me bazë në Kiryat Gat, një strukturë kyçe që funksionon në kuadër të Bordit të Paqes për Gazën.

Sipas vendimit të bërë publik nga kryediplotmati izraelit, stafi holandez është i detyruar të largohet nga territori i Izraelit brenda një afati prej një jave.

Masa ndëshkuese vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj hapave të fundit ligjorë të ndërmarrë nga qeveria në Hagë, e cila miratoi një ligj që ndalon importin dhe tregtimin e produkteve izraelite të origjinuara nga Judeja dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Jerusalemi Lindor dhe Lartësitë e Golanit — me zbatim që nis muajin e ardhshëm.

“E mora këtë vendim sot pas një sërë lëvizjesh anti-izraelite nga qeveria holandeze. Mesazhi ynë është i qartë: kushdo që vepron kundër Izraelit nuk do të ketë asnjë rol në rajon. Izraeli nuk do të lejojë që të ndërmerren veprime kundër tij pa u përgjigjur.”, tha Gideon Sa’ar, Ministër i Jashtëm i Izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›