Maqedoni, fëmijët rrezikohen nga pedofilët online

Fëmijët në Maqedoni po rrezikohen nga pedofilët online, alarmon Ambasada e fëmijëve Megjashi në Shkup.
Një numër i madh i vajzave të mitura përvojat e tyre seksuale përherë të parë i kanë përjetuar përmes faqeve të internetit duke u manipuluar nga pedofilët që flasin online me fëmijët.
Ambasada e fëmijëve Megjashi ka regjistruar dy raste, ku një vajzë 14 vjeçare dhe tjetra 8 vjeçare kanë rënë viktimë e pedofilëve të cilët duke shfrytëzuar rrjetet sociale në internet kanë abuzuar me to.
“Pikërisht pedofilët janë ata që e shfrytëzojnë këtë naivitete të fëmijëve por ka edhe raste kur me të miturit caktojnë takime dhe i keqpërdorin”, deklaroi Drejtori i Megjashi-t, Dragi Zmijanac.
Ndërsa, ambasadorja e Australisë, Helena Stadert tha se , lufta për keqpërdorimin e fëmijëve është në edukim e sipër.“Në vitin 2008 Qeveria e Australisë ka investuar 125 milionë dollar australian me qëllim që të rritet siguria në internet dhe në këtë mënyrë të luftohet kjo formë e abuzimi me fëmijët,” deklaroi Stadert, transmeton Ina.
Më shumë se 750 pedofil janë të kyçur në internet të cilët në 4 mije faqe interneti kanë publikuar fotografi të fëmijëve duke i montuar ata në mënyrat nga më të turpshmet.
Më shumë se 100 fëmije janë të keqpërdorur vetëm gjatë këtij muaji thonë nga Ambasada e fëmijëve Megjashi në Shkup.Në këtë biznes rrotullohen diku rreth 20 miliard dollar në vit , kriminalitet ky i cili vështir të luftohet, u shpreh , Dragi Zmijanac drejtor i Ambasades Megjashi./Indeksonline/