E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli dhe Hamasi, në armëpushim të brishtë

Izraeli dhe Hamasi janë vetëshpallur të dy fitues pas arritjes së armëpushimit për luftën tetëditore, në bisedimet në Egjipt. Në Gaza njerëzit kanë dalë në rrugë të festonin, pasi marrëveshja u arrit pikërisht kur Izraeli kishte kërcënuar një sulm nga toka që do të sillte si pajojë mijëra viktima dhe mund të rezultonte me pushtim të plotë të Gazës. Marrëveshja nuk i lejon Izraelit të përdorë trupa nga toka apo të shënjestrojë liderë militantë në Gaza, ndërsa grupi Hamas i palestinezëve nuk do të qëllojë me raketa për të sulmuar Izraelin. Marrëveshja, e cila ka ende disa pika të saj të pasqaruara, sipas diplomatëve, u nënshkrua me urgjencë për të evituar përshkallëzimin më të keq të situatës e për të evituar rikthimin e një përgjakjeje si ajo e vitit 2009 mes Izraelit dhe Hamasit, ku mbetën të vdekur 6 mijë persona. Simboli i arritjes së armëpushimit ishte Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi, i cili fitoi shumë pikë në diplomacinë ndërkombëtare për ndërmjetësimin e suksesshëm të tij. Po ashtu, një rol të rëndësishëm me ndërmjetësimin në Izrael ka luajtur edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton. Por armëpushimi mbetet ende shumë i brishtë, pasi menjëherë pas nënshkrimit të tij të dyja palët janë zotuar se do të rinisin sulmet në rast se marrëveshja shkelje në ndonjë pikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›