E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania e Madhe perfshihet nga moti i keq

Erëra të forta dhe shira të dendur për të dytën ditë radhazi kanë përfshirë një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe duke izoluar perëndimin e saj nga pjesa tjetër. Në Devon mund të shihen zona të tëra nën ujë. Ndërsa në pjesë të ndryshme të vendit përmbytjet kanë prekur banesa dhe biznese duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetet e transportit. Erërat arrijnë një shpejtësi prej 60 kilometra në orë. Gjendja paraqitet e rënduar dhe në Uells dhe në Anglinë jug perëndimore. Metereologët parashikojnë se dhe në fundjavë nuk do të ketë ndryshime pasi reshjet do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›