E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta në Siri, shkon në 40 mijë numri i viktimave

Siria po mbush 20 muaj në konflikt të përgjakur mes forcave të Presidentit Bashar al Asad dhe rebelëve në vend. Numri i viktimave gjatë këtij konflikti, ku pjesa më e madhe janë civilë, ka shkuar në rreth 40 mijë persona. Sipas observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, prej 40000 viktimave, 28026 janë civilë. Pjesa tjetër ushtarë, rebelë e mercenarë. Lufta është ashpërsuar edhe pse vëmendja ndaj Sirisë u largua për shkak të luftës që nisi në Gaza. Ditët e fundit rebelët kanë marrë nën kontroll qytetin Majadin, duke siguruar një zonë të rëndësishme përgjatë kufirit me Irakun. Ndërkohë, Këshilli i Opozitës Siriane është njohur nga disa shtete të rëndësishme si Franca, Britania, Turqia, vendet e Gjirit Persik etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›