E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli dhe bllokada

Përkrahësit e kufirit të flotës së Gazës kanë pasur thjesht synime bamirëse. Këto qëllime bëhen të qarta në një ekspozim para kundërvënies vdekjeprurëse të ditës së hënë: “Një reagim i dhunshëm prej Izraelit do të sjellë një frymë të re në lëvizjen për solidaritet në Palestinë, duke tërhequr vëmendjen nga bllokada”.
Nuk ka asnjë justifikim për mënyrën se si Izraeli shkaktoi incidentin në fjalë.
Mësymja pati një drejtim të qartë, anijet me flamuj turq lanë pas 9 aktivistë të vdekur dhe kjo ka sjellë një rrëke të gjatë kritikash për Izraelin.
është një plagë e rëndë, e vetëshkaktuar. Janë dëmtuar rëndë lidhjet me Turqinë, një prej aleatëve më të ngushtë mysliman në botë; duke i dhënë kësisoj drejtimit të Hamasit në Gaza një shtytje më të fortë në propagandë; kjo gjë ndërlikoi bisedimet për paqe me Autoritetin Palestinez në Bankën Perëndimore.
Gjithashtu ky acarim mes dy palëve ka bërë që administrata e Obamës të bindë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të vendosë sanksione mbi programin nuklear të Iranit – të cilin Izraeli e ka në qendër të prioriteteve të veta.
Problemet që dalin prej kundërvënies – dhe janë të shumta në fakt - kërkojnë një hulumtim ndërkombëtar të menjëhershëm dhe të qëllimshëm.
Përse Izraeli i cili ndaloi mjaft anije, por që ka lejuar të tjera të kalojnë, vendosi të mbajë këtë qëndrim tani? Mos vallë nevojiteshin shumë përpjekje për të gjetur një kompromis me Turqinë?
Izraeli ka të drejtën e vet të ndalojë armët, që e kanë drejtimin për në Gaza, por nuk dihet me saktësi nëse anijet transportonin depo të mëdha armësh. A ishte dhuna e vetmja mënyrë për të ndaluar anijet? çfarë ndodhi kur forcat izraelite hynë me forcë nëpër anije? Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë shpërndarë një video ku shfaqen ushtarër që sulmohen. A nuk ishin përgatitur ata më mirë që të mbronin veten pa përdorur forcën vdekjeprurëse?
është një çështje e rëndësishme që del si pasojë: mos vallë bllokada po funksionon? Mos ndoshta kjo gjë e dobëson Hamasin? Apo thjesht po ndëshkon 1.4 milionë banorë të Gazës – dhe heq nga vëmendja abuzimet prej Hamasit, duke përfshirë edhe qytetet e Izraelit dhe refuzimin e tij të fundit për të pranuar të drejtën e Izraelit për të jetuar?
Në këtë pikë, duhet të bëhet e qartë se bllokada është e padrejtë dhe kundër sigurisë afatgjatë të Izraelit.
Duke qenë se Hamasi ushtroi kontroll mbi Rripin e Gazës që më 2007, Izraeli – me ndihmën e Egjiptit – imponoi një bllokadë për njerëzit brenda dhe jashtë territorit.
Qëllimi ishte që banorët të ishin kundër qeverisë së re. 3 vjet më vonë, Hamasi ende urdhëron dhe bllokada është kthyer në një justifikim për dështimet qeveritare.
Situata në Gaza është e zymtë. 8 veta në 10 të tillë, varen nga agjencitë e ndihmave ndërkombëtare për të mbijetuar.
Artikujt ushqimorë më të rëndësishëm tashmë janë të kapshme, por furnizimet me ilaçe dhe materiale ndërtimi mungojnë.
Dëshpërimi shihet që prej ditës së martë kur Egjipti sajoi bllokadën dhe disa mijëra banorë të Gazës sulmuan kufirin, por më vonë u dërguan në atdhe, duke qenë se policët u shprehën se kur do të hapej kryqëzimi.
Ditën e martë, Presidenti Obama u shpreh se ndjente “një keqardhje të thellë” për incidentin në flotë. Ai me sa duket nuk i jep aspak favore Izraelit me një përgjigje kaq të vakët.
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka nënvizuar se preferon detyrimin dhe kundërvënien me anën e diplomacisë. Uashingtoni duhet t’ia bëjë të qartë se sa e rrezikshme dhe antiproduktive është kjo përqasje.
Presidenti Obama duhet të shprehet qartazi se sulmet në Izrael ishin të papranueshme dhe të bëjë të mundur një hulumtim të paanshëm ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu duhet të bashkohen me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara – Britaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën – për ta nxitur Izraelin ta heqë bllokadën njëherë e mirë.
Kjo do ta pakësonte dhimbjen e njerëzve në Gaza. Kjo do t’i jepte Shteteve të Bashkuara të Amerikës më shumë besueshmëri. Presidenti palestinez Mahmud Abbas është shprehur së fundmi se është i gatshëm për të negociuar një marrëveshje paqeje.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›