E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia edhe më larg Europës

Nuk ka dyshim se flota që synonte të ankorohej në portin e qytetit të Gazës ishte diçka më shumë se një iniciativë që donte t’u jepte ndihmë humanitare civilëve palestinezë, që jetojnë - shpesh në kushte dëshpëruese - në rripin e pushtuar dhe të goditur nga izraelitët në 2008. Pacifistët, në të vërtetë, ishin aktivistë filo-palestinezë, që janë të lidhur nëpër fije të ndryshme me organizatën terroriste palestineze Hamas. Synimi i vërtetë i kësaj ekspedite ishte provokatore: duke çarë embargon dhe bllokimin detar të caktuar nga Izraeli përgjatë rripit për të penguar hyrjen klandestine të armëve dhe materialeve balistike guerilierëve lokalë, mbi të gjitha atyre të mbështetura nga Siria dhe Irani.
Nuk ka dyshim, se reagimi i forcave detare izraelite ishte i rëndë, nevrastenik, i keq-drejtuar dhe i keq-kontrolluar. Bile shpejtimi teknik më të cilën e ekzekutuan urdhrin ka provokuar një tragjedi dhe një mini-tragjedi për vetë imazhin e Jeruzalemit, i cili edhe më parë ishte i rrudhur në botë.
Në thelb, forcat speciale të Izraelit kanë reaguar keqazi ndaj provokimit, duke shkaktuar një shkatërrim të proporcioneve njerëzore dhe politike, çka i kanë dhënë një asist propagandistik aleatëve pacifistë të Teheranit, Hamasit dhe Hezbollahut. Dhe ç’është me e keqja po shtohet izolimi ndaj qeverisë Netanyahu nga ana e administratës Obama dhe vendet e BE-së, e mbi të gjitha atyre Mesdhetare, që janë më afër kaosit.
Por në qendër të situatës – e cila është shumë më komplekse pas katastrofës detare – nuk gjenden vetëm lëvizjet mbrojtëse dhe të gabuara të një qeverie luftarake të së djathtës izraelite. Në qendër të historisë, dhe më shumë politike – gjendet Turqia – vendi më i fuqishëm midis vendeve islamike në Lindjen e Mesme. Flota e aktivistëve ishte nisur në pjesën më të madhe nga brigjet e Turqisë dhe të Qipros. Qysh në fillim ishte projektuar dhe financuar nga një OJQ turke (I.h.h), një organizatë radikale islamike të themeluar në 1992 dhe e lidhur me rrjetin e “Vëllezërve Myslimanë” (Egjiptiane). Anija më e madhe e flotës së aktivistëve, Mavi Marmara, mbante një flamur turk, ishin pothuajse të gjithë turq qindra aktivistët, dhe viktimat e vrara nga forcat speciale izraelite ishin që të nëntë turq.
Dhe është thënë se po ngjizet një fillim-lufte midis Izraelit dhe Turqisë pas 60 vitesh aleance në planin ekonomik, politik dhe deri tek ajo ushtarak. Por, realisht, nuk është një fillim. Por është kulmi më i dukshëm dhe spektakolar, dhe në mënyrë indirekte parabola që ka kohë që është negative në marrëdhëniet e përgjithshme të Ankarasë, jo vetëm me shtetin fqinj të Izraelit, por me oksidentin në përgjithësi. Në betejën vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare përreth Gazës është parë dukshëm njëfarë spostimi gjeo-politik, çka është tejet i rrezikshëm për skakierat e flakta të globit.
Sidoqoftë, në mënyrë definitive po asistojmë largimim nga bota atlantike të një vendi të fortë dhe vital si Turqia, e përbërë nga 80 milionë banorë, që për dekada ka qenë fortesa lindore e NATO-s, me një ushtri që është e dyta pas SHBA-ve.
Metamorfoza e ngadaltë dhe rikthimi në islam i kombit turk, teknikisht e evropianizuar dhe e shekullarizuar nga Qemal Ataturk pas Luftës së Dytë botërore, ka filluar në vitin 1989 me fundin e komunizmit dhe luftën e ftohtë. Shkrirja e blloqeve kundërshtare u ka dhënë një përparësi perspektivave të penetrimit hegjemonik të Ankarasë në Kaukaz, në Azerbajxhan dhe në ish-republikat islamike sovjetike. Afrimi i fundit me Sirinë dhe lidhjet me të qeta, pra të hapura ne Iranin, kanë kompletuar këtë psikologji, politike dhe fetare nga evropianizimi i përfunduar dhe rikthimi në atavizmat aziatike. Loja ka filluar hapur me ardhjen në pushtet në 2002 të partisë islamike të moderuar AKP (drejtësi dhe zhvillim) të drejtuar nga Rexhep Taip Erdogan dhe shoku i tij Abdullah Gul, të cilët janë respektivisht kryeministër dhe kryetari i shtetit. Erdogan filloi qysh në fillim me një tratativë për hyrjen e Turqisë në BE, të cilën amerikanët, më shumë se europianët, e shikonin me sy të mirë sepse e shikonin si një lidhje më shumë me NATO-n. Por iniciativa e shkëmbimit midis dhënies dhe marrjes ishte e vështirë. Nuk kuptohej mirë se çfarë pretendonte Erdogan ose partia e tij për të ardhmen e Turqisë pseudo-moderne. Kur masat anatolike, shpesh të fanatizuara, i jepnin vesh sirenave edhe atyre fundamentaliste, Erdogan si një Makiavel i jepte Brukselit disa pika dhe shumë premtime mbi të drejtat e njeriut në kontrast me traditat kombëtare dhe nacionaliste: si abrogimi i dënimit me vdekje, pezullimi i veprës penale për tradhti bashkëshortore, një dorë të butë me kurdët jashtë kufirit, dhe një dorë të hapur kristianëve armenë për kujtesën e gjenocidit.
Ndjesia ishte se Erdogan dhe Gul, të cilët në takimet zyrtare lejonin që gratë e tyre të pozonin me perçe, nuk dëshironin të afroheshin me Europën por të ndaheshin prej saj, nëpërmjet kushteve dhe standardeve europiane. Komisionerët dhe eurodeputetët e Brukselit, u shfaqën shpesh strabikë, që donin të eksportonin një demokraci moraliste, çka mendon se do të frenonin grushtet e shtetit të ndodhura në 1960, 1971, dhe 1980 prej ushtarakëve për kohë të shkurtra.
Kurse për Erdogan ishte e nevojshme të goditej, duke përçarë, me një dorë të fortë rolin e mbrojtësve të laicizmit të Ataturkut, për të përmbysur dhe ri-islamizuar, në një pjesë, një Turqi mes vendeve islamike të Lindjes së Mesme. Ai shpesh ka përdorur me shkathtësi rregullat dhe normat europiane për të maskuar një anti-europianizëm. Sigurisht është për këtë që çoi në arrest më 22 shkurt mbi 40 eksponentë ushtarakë, midis tyre 14 të lartë në komandë.
Dhe kësisoj nuk kishte përse Erdogan të dilte hapur në anën e aktivistëve të imbarkuar në anijen kryesore pacifiste, e cila kishte vetëm dy flamuj, turke dhe palestineze, duke e dënuar rreptësisht sulmin izraelit me “një akt piraterie” dhe si një “terrorizëm shtetëror”. Do të jetë Ankaraja e cila do të kërkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dënimin e aksioneve ushtarake izraelite. Por drama e vërtetë e historisë është përtej marrëdhënieve miqësore të Ankarasë dhe Jeruzalemit. E vërteta është se jemi në prezencën me të thellë të marrëdhënieve, njëherë e një kohë solide dhe përfituese, të Turqisë me Perëndimin. Një Turqi e reshtur, dhe me pulsione hegjemonike pan-islamike, afër vendeve myslimane arabe dhe joarabe.
Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›