E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli do ekstradojë të dyshuarin serb për krime lufte

Një gjykatë në Jerusalem ka miratuar ekstradimin në Bosnje të një serbo-izraeliti i akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen mijëra myslimanëve në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata vendosi se Aleksandër Cvetkoviç, një serb i Bosnjes që ka marrë nënshtetësinë izraelite përmes gruas së tij hebreje, do të ekstradohet në Bosnje për tu gjykuar nga Gjykata për Krime Lufte në Sarajevë.

Cvetkoviç ka afat 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën Supreme të Izraelit.

Ai është arrestuar në janar, pasi Izraeli mori kërkesën për ekstradim nga autoritetet e Bosnjes, të cilat e akuzojnë atë se ka qenë pjesë e njësisë që ka vrarë një mijë myslimanë të Bosnjes në fermën afër Srebrenicës në korrik të 1995-ës.

Aleksandër Cvetkoviç ka emigruar në Izrael në vitin 2006.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›