E Shtunë, 31 Tetor 2026

McNamara: Brukseli t`i bëj presion Athinës

"BE-ja duhet t`i përcaktoj negociatat për emrin që nga caktimi i datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. Brukseli nuk duhet t`ia kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor".
 

Kështu deklaroi Sally McNamara, përfaqësuese e lartë e fondacionit amerikan "Heritage" në Washington. Në lidhje me anëtarësimin në NATO, McNamara tha se Maqedonia ka përkrahje të madhe për këtë, por Athina vazhdon në mënyrë jo të drejtë ta shfrytëzojë mundësinë për veton dhe ta bllokojë pranimin vetëm për shkak të kontekstit bilateral.
 

E pyetur për deklaratën e shefit të ri të diplomacisë greke Stavros Lambrinidis, ajo tha se nuk beson se Greqia do ta ndryshojë pozicionin për kontestin e emrit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›