E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrihet marrëveshja për borxhin

Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dyja dhomat e Kongresit - Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit, një hap ky që do t’i lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.

“Nuk kemi mbaruar ende. Dua të nxis anëtarët e të dyja partive të bëjnë gjënë e duhur dhe ta mbështesin këtë marrëveshje me votat e tyre gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Obama.

Ai shtoi se kjo do të shmangte rrezikun e moslikuidimit. “Kjo do të na lejonte të paguanim faturat dhe të fillojmë reduktimin e deficitit tonë në mënyrë të duhur. Do të na lejonte të hapnim vende të reja pune, rritjen e pagave dhe rritjen e ekonomisë më shpejt nga sa po rritet aktualisht”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ligjvënësit janë përballë afatit të fundit, që është mesnata e 2 gushtit. Nëse nuk votohet projekti, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha faturat, çka do të ndikonte edhe në tregjet globale.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-01 14:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›