Itali, gjenden 25 emigrantë të vdekur në një anije

Zyrtarët thanë se kufomat, të gjithë të rinj, janë gjetur të vendosura në një hapësirë të vogël pranë dhomës së motorit të anijes.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por zyrtarët besojnë se viktimat kanë pësuar asfiksim. Anija, e cila ishte nisur nga Libia, mbante 296 njerëz.
Raportet thonë se viktimat kanë bërë përpjekje të dalin, por dyshohet se janë shtyrë brenda nga emigrantët e tjerë për shkak të hapësirës së pamjaftueshme në anije.
Që nga muaji janar, 33 mijë persona janë larguar nga trazirat në Afrikën e Veriut drejt brigjeve të Lampeduzës.
/Start/E.B/
2011-08-01 14:20