E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferhojgen kritikon Evropën për Turqinë

Bruksel - Ndihmës Kryetari i Komisionit të Bashkimit Evropian Gynter Ferhojgen është shprehur se gabimi më i rëndë i vendeve të Unionit është se ato nuk po mbajnë një qëndrim unik në lidhje me Turqinë. Gynter Ferhojgen kritikoi rëndë vendet e Evropës për arsye të sinjaleve të gabuara ndaj Turqisë.

Ferhojgen në një deklaratë që bëri për një agjenci gjermane tha se mesazhet kontradiktore të BE-së kanë krijuar pikëpyetje në mendjen e popullit turk. Ai përsëriti edhe një herë mbështetjen ndaj Turqisë në procesin e Bashkimit Evropian dhe foli për rëndësinë e Turqisë në fushat e energjisë dhe sigurisë.
Ai tha se "Ne duhet të jemi të gatshëm kur Turqia t'i ketë përmbushur kriteret e BE-së".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›