E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli duhet të bëjë më shumë për paqen

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, theksoi se "Izraeli duhet të bëjë më shumë për paqe me palestinezët".

Në fjalën që mbajti në një konference me temë Paqen e Lindjes së Mesme në Washington, Clinton u shpreh se Izraeli duhet të hedhë hapa të prerë për paqen, duhet të "konsolidojë institucionalizimin" që është arma më e mirë kundër fuqizimit të Hamasit dhe grupeve të tjera radikale palestineze.

"Edhe palestinezët duhet të japin kontributin e tyre për paqen. Ata duhet t'u japin fund provokimeve, duhet të luftojnë korrupsionin dhe të distancohen nga deklaratat që acarojnë situatën", tha Clinton.

Mos realizimi i obligimeve nga ana e presidentit palestinez, Mahmoud Abass në këtë proces, do të pakësonte mbështetjen që gëzon ky i fundit dhe në një rast të tillë palestinezët do të orientohen drejt alternativave të reja, pjesë e të cilave është edhe Hamasi dhe problemet që do të lindin do të jenë edhe më të mëdha, nënvizoi Clinton.

"Ne e inkurajojmë Izraelin të vazhdojë procesin e bisedimeve për krijimin e një paqeje të gjithanshme duke respektuar pritshmëritë ligjore të palestinezëve, të ndalojë nismat për vendbanime të reja dhe të lejojë kalimin e ndihmave të nevojshme humanitare në Rripin e Gazës”, shtoi Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›