Kompanitë ajrore 200 mln euro humbje në ditë
Kompanitë ajrore parashikojnë që kostoja financiare e bllokimit të Aeroporteve për shkak të hirit vullkanit do të shkojë miliarda euro humbje, ndërkohe që llogaritjet paraprake flasin për 200 milionë euro humbje në ditë.
Hiri vullkanik që ka izoluar Evropën dhe ka shkaktuar një kaos të paparë ndonjëherë në trafikun ajror.
Aeroportet kryesore të Evropës janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar nga Britania deri në Gjermani, Austri dhe Itali.
Sipas ekspertëve, humbjet e kompanive ajrore i kalojnë ato të shkaktuar pas tragjedisë së 11 shtatorit.
Eurocontrol njoftoi se hiri po zhvendoset në lindje dhe në juglindje të kontinentit.
Mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar nëpër aeroportet e Evropës. Shumë prej tyre kanë zgjedhur trenat dhe tragetet për të shkuar në destinacion.