E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria e Pakistanit pranon vrasjen e civilëve

Ushtria e Pakistanit ka pranuar se janë vrarë civilë, gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra kundër pozicioneve të dyshuara të militantëve, javën e kaluar në veriperëndim të vendit.

Në kumtesën e ushtrisë, të publikuar sot, nuk u saktësua se sa civilë të pafajshëm janë vrarë gjatë këtyre sulmeve, por me këtë rast ushtria kërkoi falje.

Në anën tjetër, dy sulmues vetëvrasës sulmuan sot një grup të refugjatëve, përderisa ishin rreshtuar për të marrë ushqim në një kamp, pas arratisjes së tyre nga pjesët
veriperëndimore të Pakistanit, për shkak të ofensivës së ndërmarrë nga ushtria kundër militantëve në këtë rajon.

Me këtë rast u vranë së paku 20 persona dhe u lënduan mbi 50 të tjerë, njoftoi policia.

Sulmi i ndërmor në kampin në Kacha Puka, në Kohat, një rajon i administruar nga fiset në brezin kufitar me Afganistanin, njoftoi shefi i policisë lokale, Rashid Khan.

Pakistani gjatë 18 muajve të kaluar është përballur me sulme pothuajse të përditshme me bomba, për të cilat janë fajësuar militantët talebanë dhe pjesëtarët e Al Qaidës.

Në kampin i cili u sulmua dje janë strehuar personat, të cilët janë arratisur nga qarku i Orakzait, ku ushtria ka filluar në fund të vitit të kaluar ofensivën kundër militantëve.

Operacioni është intensifikuar që nga marsi, me ushtrinë e cila ka filluar edhe sulmet ajrore kundër militantëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›