E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në projektligj, për uljen e evazionit fiskal

Sanksione më të forta ndaj atyre bizneseve që nuk kanë regjistruar veprimtarinë e tyre. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u miratuan disa ndryshime në projektligjin për proçedurat tatimore të cilat parashikojnë konfiskimin e mallrave dhe bllokimin deri në 6 muaj të aktivitetit të atyre bizneseve që nuk janë regjistruar.

Sipas Arjanadyrmishit, drejtoreshes se politikave fiskale prane Ministrisë se Financave, keto ndryshime kanë si synim uljen e evazionit fiskal.
 

Ndryshimet vijnë edhe si domosdoshmëri e plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Europian në vitin 2010 përsa i përket ekonomisë informale. Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit vlerësuan se janë disa masa të domosdoshme për të minimizuar ekonominë informale dhe për të luftuar evazionin fiskal.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›