Kosovë, 30 ditë paraburgim për kryetarin e komunës së Suharekës

Kryetarit të komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, i cili është marrë sot në pyetje nga Gjykata e Qarkut, i janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Burime nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se Kuçi nuk ka dashur të dëshmojë në rastin Fatmir Limaj, ndaj të cilit EULEX ka ngritur dyshime për krime lufte.
Mediat raportojnë se Kuçi ka kundërshtuar të dëshmojë rreth këtij rasti dhe për pasojë, është arrestuar nga policia e EULEX-it.