E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Bashkia të caktoj zonat ku ndalohen flamujt

Jo vetëm Bashkia e Tiranës por të gjitha bashkitë e tjera të përcaktojnë vendet kur nuk lejohet vendosje e flamujve dhe simboleve të tjera të partive politike dhe policia e rendit do të zbatojë çdo vendim të këshillit të tyre. Kështu ka deklaruar drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, për incidentet e fundit të ndodhur në Tiranë mes policisë bashkiake dhe simpatizantëve të forcave politike për heqjen e flamujve të këtyre forcave të vendosur në rrugët kryesore. Sipas Burgaj policia është transparente për të zbatuar çdo vendim ligjor që merret për këtë çështje. Këtë deklaratë kreu i uniformave blu e bëri pas takimit të trajnimit për bashkëpunimin media- polici për zgjedhjet vendore të 8 majit, te qendra e formimit policor .

Ndërsa në lidhje me plagosjen kandidait për kryetar komune në Lezhë, Zef Doçi si dhe për incidentin e ndodhur në komunën e Dajtit me kandidadit e PD për kryekomunar, Burgaj i ka cilësuar ngjarjet me motive politike, ndërsa për plagosjet e kryeinspektorit të ndërtimit Ardit Kaja, sipas kreut të policisë po punohet intesivisht për zbardhjen e saj.

Ndër të tjera burgaj u ka lënë detyra edhe zëdhënësve të policisë për të dhënë çdo informacion në kohë reale për të gjitha çfarë ndodhin gjatë fushatës zgjedhore por edhe pas saj. Broshura me detyrat e punonjësit të policisë për procesin zgjedhor sipas Burgaj do të jetë bibla në xhep të çdo polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›