E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli i kërkon falje Egjiptit

Forcat izraelite të Sigurisë hapën zjarr ndaj ushtarëve egjiptianë në kufi, duke vrarë 5 prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi pas vrasjes së tetë izraelitëve në një sulm.

“Vendosëm t’i kërkojmë falje Egjptit për vrasjen e pesë ushtarëve”, tha ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak i cituar nga media egjiptiane.

Vrasja e ushtarëve egjiptianë, i hapi rrugë një krize diplomatike mes dy vendeve, dhe Egjipti vazhdimisht i ka kërkuar izraelit t’i kërkojë falje.

Pak kohë më parë, turma të irritua me Izraelin për vrasjen e ushtarëve egjiptianë hynë në ambasadën e Izraelit në Egjipt duke shkatërruar gjithçka u dilte para./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-12 15:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›