Këshilli Bashkiak miraton vendimin për heqjen e taksave

Gjithashtu, vendimet e tjera kanë të bëjnë me ndryshimin e strukturës organike së Bashkisë, hapjen e tenderit për projektin teknik për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike tek Qendra Kristal dhe kalimin në dy nivele të rrethrrotullimit të Doganës së Tiranës, dhënien e titullit Qytetar Nderi, për Kryeministrin e Kuvajtit, Emirin e Katarit, dhe për aktoren shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku.
Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për kalimin e Futboll Klub “Tirana”, në shoqëri aksionere. Në fillim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Kryetari Basha kërkoi që opozita të bëhet pjesë e këtyre reformave dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. Këshilltarët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, vendosën të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit ku u bë paraqitja e projekteve.
Basha shprehu keqardhjen për këtë bojkot, dhe uroi që kjo të mos përsëritet në mbledhjet e ardhëshme. Më tej, kryebashkiaku analizoi në mënyrë të detajuar, 5 vendimet që ai propozoi për miratim në Këshill. Z.Basha shpjegoi arsyet përse bëhen këto ndryshime, dhe efektet që ato sjellin në të mirë të qytetit dhe në të mirë të qytetarëve. /Start/
2011-10-13 08:47