Korçë, motoçikleta godet për vdekje të moshuarin

Policia lokale bëri të ditur se viktima është shtetasi Llazi Kasapi, 81-vjeç, kalimtar i rastit, i cili është goditur nga një motoçikletë pranë poliklinikës së qytetit.
Megjithëse i moshuari u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetonte. Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Renato Vila, 29-vjeç, banues në lagjen nr. 12 të Korçës, si shkaktar i aksidentit. I riu po drejtonte motoçikletën tip “YAMAHA”, kur ka goditur të moshuarin. Vepra penale e konsumuar është “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”. /Start/
2011-10-13 09:11