E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi: Në zgjedhjet e 2013-ës do ta braktisim Berluskonin

“I dashur Berluskoni, pozicioni juaj si drejtues është në diskutim për zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk miratoni kërkesat tona”, kjo ka qenë deklarata e Umberto Bosit në një miting në Pontida, të Bolonjës.

Bosi është lideri i partisë Liga veriore, krahë politikë që deri në këto momente i ka dhënë votat për qeverinë e Berluskonit.

Ai i ka kërkuar kryeministrit italianë që të mos bëjë më shpenzime për ushtrinë, si dhe të ndalojë idenë e rritjes së taksave për bizneset e vogla. “Nëse vazhdon të rrisësh taksat, Italia shumë shpejtë do të ndodhet në gjendjen që është Greqia sot”, deklaroi Bosi.

Lideri i krahut politikë Liga e Veriut, deklaroi se nëse kjo parti do të mbështesë Berluskonin në zgjedhjet e ardhshme, varet nga zgjedhjet që Berluskoni do të bëj për situatën politike në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›