E Diel, 1 Nëntor 2026

Enver Hoxhaj përballë Vuk Jeremiçit në Luksemburg

Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet që nesër të ketë një përballje si asnjëherë më parë.

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet nesër në Luksemburg, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës. Në këtë takim do të marr pjesë edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Takimi do të mbahet sipas modelit GYMNIH, ku në të nuk do të paraqiten simbolet shtetërore e as funksionet e të pranishmëve.

Sipas MPJ-së, bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum.

“Ministri Hoxhaj, po ashtu, do të ketë takime të ndara me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si dhe me shumë ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të përfaqësuar në këtë Forum”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›