E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli kërcënon hakerat

Izraeli ka bërë të ditur se do ti përgjigjet sulmeve kibernetike një lloj si ato terroriste. Ky reagim vjen pas publikimit të të dhënave të disa kartave krediti nga një haker Saudit.

Hakeri i quajtur OxOmar sipas kompaniasë së kartave të kreditit ka publikuar të dhëna për 6 000 karta.

OxOmar mendohet se është një 19-vjeçar që jeton në Meksikë.

Sulme të tilla janë si shkelje e sovranitetit si të ishte një operacion terrorist dhe si e tillë duhet trajtuar, ka thënë zv.ministri i Jashtëm, Danny Ayalon.

Reuter raporton se ende nuk ka ndonjë urdhër ndërkombëtar arresti drejtuar autoritete të Meksikës për 19-vjeçarin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›