E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha Ortodokse, thirrje Kremlinit që të dëgjojë zërin e protestuesve

Kreu i Kishës Ortodokse në Rusi i ka bërë Kremlinit që të marri parasysh protestat e qytetarëve lidhur me zgjedhjet dhe të ndryshojë politikat.

Në një mesazh transmetuar në televizion, patriarku Kirill u shpreh se do të ishte një shenjë e keqe nëse autoritetet injorojnë protestuesit.

Nga ana tjetër ai tha se nuk do të bëhet pjesë e diskutimeve për zgjedhjet.

Kisha Ortodokse numëron si anëtarë rreth 70% të popullsisë së Rusisë dhe ka lidhje të afërta me Kremlinin.

Në protestën e fundit të mbajtur me 24 dhjetor ishin të pranishëm rreth 100 000 persona dhe ishte protesta më e madhe që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›