Izraeli kujton viktimat e Holokaustit
Izraelitët ndërprenë çdo aktivitet për dy minuta me radhë, për të kujtuar viktimat e përndjekjes nga ana e nazistëve, e në të gjitha qytetet izraelite gjatë kësaj periudhe jehuan sirenat.
Dita Përkujtimore e Holokaustit filloi të dielën në mbrëmje, me një ceremoni në Qendrën Memoriale Jad Vashem në Jerusalem, në të cilën morën pjesë udhëheqës botërorë, diplomatë të jashtëm, të mbijetuarit e Holokaustit dhe familjarët e tyre.
Gjatë paradites së sotme ishin parashikuar ceremoni solemne në të gjitha institucionet shkollore, në sinagoga dhe vende të tjera që ruajnë dëshmitë e Holokaustit.
Në Knesset (parlamentin e Izraelit) u lexuan emrat e viktimave të nazistëve.
Në Izrael, Dita e Holokaustit përkujtohet tetë ditë para ditës së Pavarësisë. Në bazë të kalendarit hënor hebraik, Pavarësia do të festohet më 20 prill.