PS: Qeveria të marrë masa për krizën
Tiranë (start)-Partia Socialiste deklaroi sot, ekonomia në vend është tepër larg entuziazmit dhe premtimeve pa bazë të kryeministrit Berisha. Në një deklaratë për shtyp, nënsekretari për programin Ervin Bushati tha se Banka e Shqipërisë raporton një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe të mirëqenies së popullatës në vend, në deklaratën e fundit për zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë.
“Dërgesat e emigrantëve nga jashtë në ndihmë të familjeve të tyre kanë një rënie të fortë prej 13%, ndërkohë që investimet e huaja janë pothuajse të ndaluara. Kontributi që japin këto faktorë jetik të ekonomisë, në mirëqenien e qytetarëve, vështirëson parashikimet optimiste për një jetë më të mirë në vend. Vetëm këta dy sektorë në këtë gjendje që paraqiten dhe në bazë të peshës që mbajnë, mund të ndikojnë në një rënie prej 2% të ekonomisë shqiptare”-theksoi Bushati për mediat.
Në emër të PS-së, Bushati ka kërkuar që qeveria të parashtrojë dhe të ushtrojë një plan të detajuar masash, për të parandaluar krizën ekonomike në zhvillim. “Shteti ka për detyrë të mbrojë mirëqenien e qytetarëve të vet, në forma dhe metoda që i paraprinë situatës ekonomike që po përjetojmë”-vijoi më tej ai.