Izraeli në Be? Fratini: Edhe ëndrra ime
"Kryeministri Silvio Berluskoni foli dje për “ëndrrën” e tij për të parë Izraelin në BE. Edhe unë e kam... Duhet nisur ky proces por është një rrugë e gjatë dhe e rëndësishme", theksoi Fratini, i cili ndodhet së bashku me Berluskonin në Izrael. "Izraeli është një shtet demokratik dhe sa më shumë ta tërheqim në Evropë, aq më shumë Evropa mund të jetë protagoniste në procesin e paqes në Lindjen e Mesme", përfundoi Fratini.