E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York Times Online, që nga 2011-ta me pagesë

Do të aplikohet "modeli matës", që do të thotë se lexuesit do të paguajnë për të pasur akses të lexojnë një numër të caktuar artikujsh në muaj, ndërsa abonentët e rregullt në versionin e shtypur, do të kenë mundësinë e qasjes pa kufizim dhe falas në internet. Model të ngjashëm tashmë përdor “Financial Times”, por edhe shumë botues të tjerë të shtyrë nga rënia e të ardhurave nga reklamat dhe shitja e versioneve në letër.Edhe pse tani për tani në webfaqet e veta ka rreth 20 milionë vizitorë në muaj, “The New York Times” thotë se modelin e ri të pagesës do ta konsiderojë të suksesshëm edhe nëse do të kenë vetëm 250.000 vizitorë të cilët pagujanë për përmbajtjet përmes internetit. Kjo kompani edhe më parë kishte eksperimentuar me pagesën për përmbajtjet e veta në internet, por gjithçka u ndërpre në vitin 2007 me arsyetimin se nuk ishin tërhequr mjaft vizitorë sa ishte planifikuar, gjegjësisht të hyrat ishin më vogla se që ishte pritur.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›