Musavi: Do vazhdojmë luftën për të drejtat e iranianëve
"Lëvizja e gjelbër nuk do të braktisë përpjekjet e saj paqësore deri sa të arrihet mbrojta e të drejtave të popullit. Arrestimet e motivuara politikisht dhe varjet e protestuesve janë të jashtëligjshme dhe kushtetuta duhet të ndryshohet për të garantuar të drejtat e popullit, ndaj protestat paqësore janë një e drejtë e iranianëve", deklaroi Mousavi në faqen e internetit ''Kalemeh''."Besoj se revolucioni nuk i ka arritur objektivat e tij", theksoi Mir Hosein Musavi, me rastin e 31 vjetorit të rënies së dinastisë Pahlevi. "Opozita e njerëzve ndaj gënjeshtrës, mashtrimit dhe korrupsionit që shohim sot janë pasuria e vyer e revolucionit islamik", përfundoi kreu i opozitës duke konfirmuar se protestat e ditëve të sotme janë vazhdimësia e atyre të vitit 1979.