Spanjë, papunësia kap shifrat e katër milionë personave
Janarin e këtij viti numri i personave që kërkuan të regjistroheshin si të papunë u rrit me rreth 125 mijë vetë. Krahasuar me dhjetorin 2009 ky numër tregon një rritje prej +3.1 për qind ndërsa po ta krahasojmë me janarin e vitit 2009, rritja është me +21.6 për qind.Mësohet se niveli i papunësisë në Spanjë është më i madhi në zonën euro.