E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli nis lirimin e të burgosurve palestinezë

477 të burgosurit palestinezë, që kanë emrat në listën e 1027 të burgosurve që do të lirohen në këmbim të lirimit të kapitenit izraelit, Gilad Shalit, nisën të lënë qelitë në orët e para të ditës së martë në zbatim të marrëveshjes së arritur mes autoriteteve hebreje dhe Hamas-it, që mban prej 5 vitesh të burgosur ushtarin Shalit.

Marrëveshja nisi të zbatohet pas vendimit të Gjykatës Supreme izraelite e cila hodhi poshtë një kërkesë të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga sulmet e palestinezëve duke i dhënë të drejtë autoriteteve për kryerjen e shkëmbimit historic.

Gjithcka është arritur pas muajsh të tërë negociatash. Hamas fillimisht kërkoi lirimin e mbi 5 mijë të burgosurve palestinezë. Por pas bisedimeve, u ra dakort hartimi i një liste emërore prej 1027 të burgosurish që do të përfitojnë lirinë pas kësaj marrëveshje.

Ushtari izraelit, Gilad Shalit, mbahet peng që prej 25 qershorit të vitit 2006 nga Hamas-i, e listuar në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›