Maqedoni, zgjerohet lista e të dyshuarve si spiunë

Komisioni për lustracionin pritet të zgjerojë listën e personave të dyshuar si ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në Maqedoni.
Disa anëtarë të qeverive të kaluara të tranzicionit nga kabineti i ish-kryeministrit Branko Cërvenkovski dhe ish-kryeministrit Lubço Georgievski, përfshirë edhe ish-ministra shqiptarë dyshohen se kanë qenë ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht shërbimit sekret ish-jugosllav UDB.
Asnjë prej figurave të dyshuara nuk ka dorëzuar pranë Komisionit të Lustacionit deklaratën se nuk kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimeve shtetërore në të kaluarën, ndërsa pas verifikimeve të komisionit janë hedhur dyshimet mbi ta. Deri tani siç bëhet e ditur janë tre emra të dyshuar, ndërsa listës pritet ti zgjerohen edhe emra të tjerë të dyshuar, që po verifikohen, theksuan burime pranë Komisionit të Lustracionit.
Ky komision ka hedhur dyshime edhe mbi anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase, verifikimi i të cilëve po vijon edhe më tej.