Vriten 9 ushtarë pakistanez dhe 14 militantë

Zyrtarët e sigurisë thonë se të paktën nëntë ushtarë dhe 14 militantë islamikë u vranë të hënën në përleshjet në rajonin veriperëndimor të Pakistanit përgjatë kufirit afgan.
Luftimet u zhvilluan në zonën Bara të Kyberit, një nga shtatë vendet ku talebanët dhe Al-Kaeda janë aktiv.
Një zyrtar i lartë i sigurisë i forcës kufitare tha se një pikë kontrolli e Pakistanit u sulmua.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha: "ishte një betejë që la nëntë ushtarët tanë dëshmorë dhe 14 terroristë të vrarë."
Zona Kyber, është rruga kryesore tokësore për furnizimet e NATO-s që dërgohen përtej kufirit për në Afganistan.