E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon represioni në Siri, 26 viktima orët e fundit

Represioni ushtarak dhe policor i regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad shkaktoi mbrëmjen e të hënës një bilanc të rëndë viktimash, plot 26 të vrarë, mes të cilëve një fëmijë dhjetëvjeçar dhe një ushtar.
Lajmi bëhet publik nga Qendra e Dokumentimit të dhunës në Siri (Vdc-Sy), e cila punon për llogari të Komitetit të Koordinimit të aktivistëve kundër regjimit.
Agjencia shtetërore siriane Sana duke iu referuar ngjarjeve të fundit raporton vrasjen e një agjenti policie në qytetin Homs, pasi ishte rrëmbyer nga terroristët.
Në lajm raportohet se trupi i të ndjerit është rikthyer pranë familjes së tij po mbrëmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›