Qosja: LDK e Vetëvendosje po kërkojnë luftë

Akademiku Rexhep Qosja është shfaqur sërish në opinion me vlerësimet e tij për partitë politike në Kosovë. Në një intervistë për mediat kosovare, ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen “Vetëvendosje” se po kërkojnë luftë.
“Le të luftojnë ata që po që po kërkojnë luftë: LDK-ja dhe Vetëvendosja”, ka thënë Qosja.
Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë ndërsa ka theksuar se qeveria kosovare nuk duhet të përdorë dhunë.
“Qeveria jonë nuk duhet të përdorë dhunë. Nuk duhet të fillojë luftë në veri të Kosovës. Nuk është KFOR-i kot në Kosovë”, ka shtuar ai.