E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli paralizohet nga greva e përgjithshme

“Histadrut” tha se kjo grevë po organizohej në shenjë proteste kundër përdorimi nga ana e qeverisë të punonjësve të kontraktuar, të cilët shpesh fitojnë më pak se të punësuarit e përhershëm.

Ministri i Financave, Yuval Steinitz, tha se greva ishte e panevojshme dhe se mund të dëmtojë ekonominë e vendit.

Dhoma izraelite e Tregtisë ka përllogaritur se një ditë greve i kushton rreth 100 milionë dollar ekonomisë së vendit.

Greva e së mërkurës ka mbyllur aeroportin ndërkombëtar të Tel Avivit mes orës 06:00 dhe 12:00. Ajo po ashtu ka prekur spitalet, zyrat e punëve, bankat, kompaninë kombëtare elektrike, bursën e Tel Avivit po ashtu si shërbimet portuale dhe hekurudhore./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-08 16:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›