E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli përgatitet për protesta

Autoritetet izraelite kanë forcuar sigurinë në vend, në prag të protestës së izraelitëve arabë dhe palestinezëve për të shënuar Ditën e Tokës.

Ngjarja organizohet çdo vit më 30 mars dhe shënon vdekjen e gjashtë izraelitëve arabë, të vrarë nga policia e Izraelit gjatë demonstratave të vitit 1976 kundër planeve për të pushtuar tokën arabe në Galilee.

Ministri i Sigurisë Publike në Izrael, Jitzhak Aharanoviç, tha se “udhëzimet janë që të gjithëve t`iu lejohet kjo protestë që shënon Ditën e Tokës në mënyrë paqësore”.

Për të siguruar rendin raportohet për mijëra policë të vendosur anembanë vendit, ndërsa ushtria izraelite ka forcuar pozicionet e saj përgjatë kufijve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›