Arvizu: Palët të bashkëpunojnë për Gjykatën Administrative

Ambasador i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu u ka bërë thirrje palëve politikë në Shqipëri të bashkëpunojnë për miratimin e Gjykatës Administrative.
Nga qyteti i Lezhës, ambasadori Arvizu ka deklaruar se ngritja e Gjykatës Administrative është e nevojshme për biznesin.
Më herët, kryeministri Berisha gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit theksoi se opozita kërkon t`i japë atribute Gjykatës Administrative më shumë nga se sa parashikon ligji.
Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u miratuan 8 nene të projektligjit për gjykatat administrative, por diskutimet u ndërprenë pasi palët kishin mendime të ndryshme për nenet e tjera.